Kërcënimet e vazhdueshme nga Beogradi/ Eksperti i sigurisë zbërthen ‘planin’ – këto janë pikat që po synon Serbia!

2 months ago 6
Reklamë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij se nëse Vuçiq tenton të futet pa leje në Kosovë, do të arrestohet.

Ai po ashtu është shprehur se autoritetet kosovare kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb.

“Kishim fatin të mblidhnim shumë dëshmi lidhur me grupin terrorist. Tani e dimë se para sulmit në Banjskë, ky grup është trajnuar në një poligon zyrtar ushtarak të Serbisë. Së fundi vuçiç vizitoi këtë poligon, ku ushtria e rregullt serbe pati një trajnim ushtarak. Kemi incizimet, kemi pranim dorëzimet e armatimit nga magazinat e ushtrisë për këtë grup terrorist", tha Sveçla.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image

Drizan Shala

Ai thotë se Kosova tashmë ka ndërmarr të gjitha masat për të garantuar sigurinë nacione në veri të vendit.

Ndërsa më tej, ai thekson që siguria e vendit kërcënohet nga Beogradi në vazhdimësi duke përgatitur madje edhe pas sulmit të Banjskës grupe të reja në kampe ushtarake për nevojat e saja.

“Kosova ka ndërmarr gjitha veprimet institucionale për të rikthy,garantu sigurinë nacionale në atë pjesë e forcu sigurinë publike për qytetaret tanë.

Në lidhje me kërcënimet në vazhdimësi mund të themi që siguria e vendit kërcënohet nga Beogradi në vazhdimësi duke përgatitur madje edhe pas sulmit të Banjskës grupe të reja në kampe ushtarake për nevojat e saja”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti shton që Serbia është për oaz e doktrinës ruse që synim ka dalje në Mesdhe.

Ku nga akterët jo shtetëor që i ka të krijuar Serbia ( lufta hibride me kontraktor privat ushtarak etj ) do të luaj një rol të rëndësishme në tentativen për të rrezikuar sigurinë jo vetëm të RKS por edhe më gjerë.

Aleksandër Vuçiqi dhe grupi i tij terrorist padyshim na tregojnë një çështje interesante që është tani edhe vizualisht e dukshme për opinion është shndërru si oaz e doktrinës ruse që synim ka daljen në Mesdhe e tutje përmes linjës kriminale/mafizoze e fetare”, përfundoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

comment

Read Entire Article