Kërcënimet me ushtri nga Serbia/ Geci ‘zbulon’ arsyen pse po ndodh kjo – akuzon ‘tradhtarët’ e kombit!

4 months ago 21

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se, nuk do të ketë njëherë marrëveshje me Serbinë, për shkak të zajednicës.

Sipas tij, ende nuk dihet përfundimisht se si do të përfundon marrëveshja e cila ka të bëjë me asociacionin.

Geci pohon se, përgjigjen e duhur Serbia do ta marrë atëherë kur Kosova do të hynte në NATO, BE dhe në Interpol.

“Deri atëherë Serbia do të qëndrojë në këmbë, duke e kërcënuar Kosovën me grupe kriminale, me luftë dhe me ushtri që i ka dislikuar përgjatë kufirit”, potencon ai.

Sipas tij, populli duhet ta dinë se pa përfunduar marrëveshja për zajednicën nuk do të ketë as marrëveshje për dinarin dhe çështjet tjera.

“Edhe njëherë kuptojeni se marrëveshja e viti 2013 dhe 2015, e ndërtuar nga tradhtarët e të dyja partive: PDK-LDK, pakicën serbe e pajisë me kompetenca ekzekutive, të ngjashme me Republikën e Dodikut të Bosnjes”, potencon ai, teksa shton se, deri atëherë nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

“Serbia po lufton për marrëveshje legjitime, të nënshkruara dy herë dhe të miratuar me shumicë votash në parlament, e cila i jep kompetenca të një shteti, për ta mbajtur dinarin dhe për ta formuar ushtrinë dhe në fund, kur të dojë, do  t’i bashkëngjitet Serbisë”, thotë Geci.

Tutje Geci flet edhe për tokat e manastirit të Deçanit, dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Opozita janë ata që e kanë miratuar dhe nënshkruar si he dërguar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e ekstra territoreve dhe Gjykata Kushtetuese, e ndërtuar nga ju, e ka miratuar kërkesën e juve tradhtarëve. E ju i thoni Kurtit pse i dhe Manastirit territor?! A jeni ju disa nga opozita e veçmas ju PDK dhe LDK, ata që e nënshkruat zajednicën dy herë - një herë në 2013 nga Polari dhe më 2015 nga Isa Mutafa, dhe me votat tuaja në Parlament i dhatë Serbisë, Republikën Serbe në Kosovë, e ngjashme me Serbska Republikën e Bosnjës”, thotë ai.

“Albin Kurti, sikur edhe atom të bëhet dhe të shkrihet si qiri, nuk mund t'i tejkalojë tradhtitë e juaja, ngase ato kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare e Serbia s’po kërkon asgjë më shumë, vetëm marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015”, përfundon Geci.

comment

Read Entire Article