Kërkesa e Macron që ‘tronditi’ Vuçiqin, paralajmërohen zhvillime të forta – a do të arrestohet Radoiçiq?

1 month ago 6
Reklamë

Kryekrimineli Milan Radoiçiq vazhdon të jetë në liri, ndonëse kanë kaluar gati 1 vit që nga sulmi terrorist në Banjskë.

Së fundi, Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq deklaroi se arrestimi i Milan Radoiçiq është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Sipas saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet ta arrestojë Radoiçiqin deri muajin e ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

Mirëpo, pavarësisht kësaj deklarata të Trajkoviq, ende është e paqartë se a do arrestohet Radoiçiq, pasi dihet edhe afërsia e tij me Vuçiqin.

Nuk dihet ende nëse presidenti serb do ketë guxim ta privojë nga liria kryekriminelin, pasi rrezikon që ai të japë edhe informacione që do ta dëmtonin edhe atë.

Image

Armend Halimi

Në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Fillimisht, tha se Perëndimi nuk është që ka marrë deri tani ndonjë masë ndëshkuese ndaj shtetit gjenocidal serb, ku shtoi se nuk ka qenë shumë serioz me kërkesat e saj.

“Kërkesat e Perëndimit nuk është që i kanë marrë shumë parasysh Serbia, ndoshta edhe pse nuk kanë qenë shumë serioze, por as nuk kanë rezultuar me ndonjë masë ndëshkuese për papërgjegjshmërinë e saj”.

Krahas kësaj, ai vlerësoi se kërkesa për arrestimin e Radoiçiqin, është mjaft sfiduese për Vuçiqin, pasi rrezikon aleancën me të.

“Ndërsa, kjo kërkesë është më specifike dhe në të njëjtën kohë shumë sfiduese për Serbinë, konkretisht Vuçiqin, ngase me arrestimin e Radoiçiqit, rrezikon aleancën me të, në të njëjtën kohë, de juro dhe de facto pranon aktin terrorist të tij, rrjedhimisht të Serbisë ndaj Kosovës”, nënvizoi Armend Halimi për “Bota sot’.

Duket se, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, njëherësh organizatorit kryesor të sulmit terrorist në Banjsëk, duket do të jetë “prova më e vështirë” që Vuçiq duhet ta kalojë.

comment

Read Entire Article