Kërkesa e PS për përjashtimin e Bardhit dhe Nokës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës vendos nesër

9 months ago 25
13:04 18/01/2024

Sekretariati i Etikës mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga seancat plenare të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Kërkesa e PS-së vjen pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit. Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias.

Ata u përplasën me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka në nisje të Komisionit të Medias, ku kjo e fundit ishte kryetare. Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet.

Pas këtyre tensioneve, mbledhja e Komisionit të Medias e drejtuar nga Flutura Açka u mbyll./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article