Kërkesa e SPAK, Berisha: Po goditet opozita

10 months ago 9
15:09 13/12/2023

Ish-Kryeministri: Në SPAK nuk u paraqita, po mbroja Kushtetutën

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të marrë autorizimin që i lejon organit të drejtësisë ashpërsimin e masës së sigurisë për çështjen “Partizani”, për Sali Berishën është një goditje ndaj opozitës dhe jo ndaj tij.

“Janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës kjo. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, të gjithë valës së represionit kundra saj.”

Edhe pse thotë se do të pranojë vendimin e Kuvendit për kërkesën e SPAK, Berisha paralajmëron kaos në seancat parlamentare.

“Kanë kërkuar përligjjen e aktit të tyre antikushtetues. Ne vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure e diktuar nga Edi Rama.”

Theksoi se vendimin për t’u paraqitur në SPAK nuk e zbatojë në mënyrë që të mbronte kushtetutën.

“Ata kërkojnë nga Parlamenti rëndimin e masës sepse unë mbrojta Kushtetutën.”

Së bashku me anëtarin e Kryesisë Belind Këlliçi, Berisha vijoi denoncimet për aferën e inceneratorëve, ku në shënjestër të akuzave ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

“Vlerat e këtyre impianteve të ndërtuara janë fryrë të paktën me 25.783.80 Euro. Erion Veliaj i ka dhuruar kompanisë së vet 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë. Këtyre janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë të tjera.”

Berisha tha se pavarësisht denoncimeve të PD, SPAK nuk heton Veliaj dhe Ramën për shkak se përdoret prej tyre.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article