Kërkesa e SPAK/ Çuçi: Mazhoranca do të votojë pro heqjen e imunitetit të Berishës

10 months ago 39
11:24 14/12/2023

Kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit lidhur me heqjen e imunitetit të Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi thotë se mazhoranca do e votojë pro. Në një prononcim për gazetarët, Çuçi shprehet se qëndrimi i mazhorancës është shumë i qartë dhe i prerë në këtë pikë përsa kohë që një kërkesë të tillë e bëjnë organet e drejtësisë.

Pyetje: Do të vijë në kuvend kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. A do ta votoni ju si grup parlamentar i PS-së?

Bledi Çuçi: Padiskutim! Qëndrimi jonë është shumë i qartë dhe i prerë në këtë pikë. Ne nuk kemi diskutuar edhe mandatin e kolegëve tanë, kur vjen puna që SPAK-u kërkon një gjë të tillë në parlament. Kjo nuk diskutohet fare që ne do ta votojmë pro.

Pyetje: Gazment Bardhi e ka kushtëzuar votën pro dhënies së autorizimit për arrestimin e Berishës me plotësimin e 3 kërkesave. A e keni marrë parasysh këtë kushtëzim ose këtë deklaratë të Bardhit dhe cili është opinioni dhe mendimi juaj lidhur me këtë deklaratë?

Bledi Cuçi: Ata po duan të djegin parlamentin për të mbrojtur Berishën dhe jo më të vijnë të votojnë heqjen e mandatit, kjo nuk është çështje dëshire, por e zbatimit të ligjit. Nuk ka lidhje me dëshirën tonë. Ne jemi në ushtrim të plotë të sovranitetit që na kanë deleguar shqiptarët dhe ne do ta ushtrojmë këtë sovranitet deri në ditën e fundit. Qesharake të mendosh që Bardhi do të vijë të votojë heqjen e mandatit të Berishës.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article