Kërkesa e SPAK për Berishën| Sot voton Kuvendi, demokratët në protestë (Çfarë pritet)

9 months ago 13
08:53 21/12/2023

Në seancën e kësaj të Enjteje në Kuvend që nis në orën 10:00 pritet të votohet pro ose kundër kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Njëkohësisht, opozita ka thirrur protestën e dytë brenda javës, pasi sipas tyre procesi gjyqësor ndaj kryedemokratit nuk është i bazuar në Kushtetutë.

Ashtu si të Hënën, Policia e Shtetit pritet të mobilizohet për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Pika e parë e rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Berishës, procedurë kjo pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Kujtojmë se në konferencën me gazetarët, kryedemokrati deklaroi se do të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit, jashtë saj dhe me qytetarët.

Megjithatë pritet të shohim se si do finalizohet seanca e rëndësishme, protesta jashtë ambienteve të Kuvendit dhe qëndrimi që do mbajë Berisha ndaj vendimit final.

Vlen të theksojmë po ashtu se kërkesa e deputetëve të opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese u rrëzua dje me argumentin se 28 firma nuk mjaftojnë për të pezulluar vendimin e GJKKO-së për çështjen e Berishës. Por në Parlament, vendimi për ish-kryeministrin merret me shumicë të thjeshtë, duhen 71 vota pro që t’i hapet rrugë organeve të drejtësisë. /tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article