Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, ish-Kryeministri: Do zbatoj vendimin e Kuvendit

10 months ago 12
15:33 12/12/2023

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se cilido qoftë vendimi që do të marrë parlamenti lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, ai do ta pranojë.

Sali Berisha: Të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor të mëparshëm të SKAP dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 Shkurt 1966. Duke thënë këtë, siç e theksova para 2 orësh, në vitin 2012, personalisht jam angazhuar në një nismë për abrogimin e nenit të kushtetutës që jep imunitet ndaj veprimeve të Gjyqësorit për deputetët. Ajo përpjekje e imja ishte e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Cilido qoftë vendimi i parlamentit, unë e pranoj.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në strategjinë e opozitës për mosbindjen civile në parlament. I pyetur nëse opozita do ta votojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, Berisha ka thënë se opozita ka prej 6 javësh që nuk voton në parlament.

Sali Berisha: Asnjë pjesëmarrje dhe ndryshim në strategjinë tonë për mosbindjen civile nuk do të ketë në parlament për këtë. Ne vazhdojmë me mosbindjen civile. Opozita ka prej 6 javësh nuk voton në parlament, ose voton me mosbindje.

Berisha ka shtuar se do të zbatojë vendimin e kuvendit teksa ka thënë se me qëndrimin e tij, ai ka mbrojtur kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit.

Sali Berisha: Vendimin e kam marrë nga mediat, së pari do ta lexoj. Akoma nuk është dorëzuar. Do zbatoj vendimin e Kuvendit. Askush të mos i merr dot pushtetin parlamentit. Me qëndrimin tim, kam mbrojtur kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit. Prokurorët politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e kushtetutës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article