Kërkesa për debat publik mes Kurtit dhe Haradinajt/ Komentohet një mundësi e tillë – kjo është prapavija e kësaj ftese!

2 months ago 9

Ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.

Kryetari i AAK-së j ka listuar arritjet e tij, gjatë qeverisjes Haradinaj, si ato të rikthimit të energjisë elektrike, ligjet për ushtri apo edhe statuti i Trepçës.

“Propozojë të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti të asaj kohe. Pavarësisht që qeveria Haradinaj ka më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj. Vetë fakti mungesa e prodhimit të energjisë elektrike dhe keni kthyer prodhimin menjëherë. Pjesë përbërëse e transmisionit të lartë të Serbisë, je bërë anëtare e CEO-së, Ligjet për Ushtri, Statuti i Trepçës etj. Cilat punë i kreu kjo qeveri”, deklaroi Haradinaj.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se AAK fillimisht kishte kërkuar debat për punën e qeverisë, e që në seancë nuk kishin marrë pjesë pikërisht deputetë e kësaj partie, duke përfshirë edhe kreun e saj, Ramush Haradinaj.

“Më 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seancë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë më 24 maj”, thotë Kryeziu.

Tutje, ai ka pohuar se ftesa e Haradinaj për Kurtin bëhet pasi kanë pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve, ndërsa prezenca e Kurtit do ta ndryshonte atë.

Mirëpo, sa i duhur dhe i nevojshëm do të ishte një debat i tillë mes këtyre dy liderëve?

Ahmeti: Moskonsistenca në qëndrime nuk mund të rris masën e përkrahjes së një partie

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image

Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se kjo ftesë ka pasur qëllime politike dhe paraqet një anë të errët të një lideri.

“Ftesa e kreut te AAK-së më shumë ka pasur qëllim politik, se sa për ta sfiduar qeverinë Kurti në debatin për qeverisjen. Mendoj se kjo ftesë e paraqet një anë të errët të një lideri, i cili nuk është konsistent, serioz, por as i sinqertë. Qytetarët, veçanërisht votuesit e AAK-së nuk duhet zhgënjyer me lojëra të tilla, pasi ata deputetë të kësaj partie përfaqësojnë një masë të qytetarëve”, u shpreh ai.

Analisti më tej theksoi që AAK-ja, si parti paralamentare duhet ta kthej debatin e brendshëm në rrugën që është duke ndjekur, pasi me këtë logjikë veprimi mund ta rrezikoj edhe atë pak fuqi që ka.

“Moskonsistenca në qëndrime nuk mund të rris masën e përkrahjes së një partie, përkundrazi dobëson përkrahjen elektorale. AAK-ja si parti paralamentare duhet ta kthej debatin e brendshëm në rrugën që është duke ndjekur, pasi me këtë logjikë veprimi mund ta rrezikoj edhe atë pak fuqi që ka në elektorat, rrjedhimisht mund ta humbas mundësinë e të qenit në parlament”, foli Ahmeti për “Bota sot”.

Mehmeti: Albini mirë që nuk pranon debat me Ramushin

Ndërsa, analisti tjetër politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shtoi që Haradinaj me këtë ftesë po mundohet të fitojë vota, mirëpo, që Kurti nuk duhet ta pranojë një debat të tillë.

Image

Faton Mehmeti

“I humburi i madh i politikës, z. Haradinaj e di se s’ka më çfarë të humbë aq sa kërkon përballje direkte edhe pse me një disproporcion të intelektit. Albini bën mirë që nuk pranon debat me Ramushin, po e kursen nga shpërfytyrimi publik edhe pse me veprimet e tij sa ishte në pushtet z.Haradinaj e ka menderosur pozitën e tij”, thekson ai.

Analisti në fund nënvizoi që debate duhet të ketë, mirëpo mes kandidatëve të fortë dhe jo debate të tilla të ftuar nga Haradinaj

“Në parim do të ishte mirë të ketë debate mes kandidatëve për kryeministër, por vetëm atëherë kur kanë gjasa për një pozitë të tillë, çfarë debati mund të bëhet mes dikujt që fiton mbi 50% të votave dhe dikujt që lufton për mbijetesë. Ramushi është humbësi i madh, mendon se duke u marrë me Kurtin mbledhë ca vota, duket e vështirë, i “vdekuri” nuk ngrihet më”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Read Entire Article