Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mediat në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në përgjigjen e institucionit.
Nga MPJD është raportuar se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar për trajtimin e rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb