Kërkohet nga shumë skuadra, por Broja nuk e ka ndërmend të transferohet në Turqi

10 months ago 28

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit për të gjetur një skuadër të re ku do të jetë një titullar i padiskutueshëm.

Ylli shqiptar së fundmi ishte titullar në sfidën ndaj Evertonit duke luajtur për 67 minuta, por pa arritur të lë gjurmë pas Chelsea u mposht 2-0.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë që pati dhe që e mbajti jashtë fushave për rreth një vit, shqiptari po mundohet të rikthehet në formën më të mirë të mundshme.

Emri i tij ka qarkulluar shumë në mediat e huaja pasi është në radarët e shumë ekipeve si në Ligën Premier ashtu edhe jashtë vendit.

Megjithatë Fabrizio Romano ka raportuar se sulmuesi shqiptar i ka thënë jo transferimit në Superligën e Turqisë, pavarësisht interesimit të shumë klubeve turke.

🚨🔵 Understand Armando Broja is not considering Turkish league move in January — despite strong interest and concrete requests.

Interest remains also from Premier League clubs and different leagues abroad. pic.twitter.com/f4ahnTB7f5

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 11, 2023

Qëllimi i shqiptarit është që të mbetet në Ligën Premier edhe nëse jo te Chelsea atëherë te ndonjë skuadër tjetër.

West Ham United dhe Fulham janë dy klubet angleze që kanë shprehur interesimin më të madh për transferimin e shqiptarit në janar. /Telegrafi/

Read Entire Article