Kërkohet proces gjyqësor për krimet e Radoiҫiqit, analistja tregon nëse Serbia do t’ia dorëzoj Kosovës atë?

2 months ago 17
Reklamë

Në takimin e fundit në Bruksel, Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti ka parashtruar tri kërkesa lidhur me vazhdimësinë e dialogut dhe takimet me Preisdentin serb, Aleksandër Vuҫiq. Ai ndër kërkesat e tij, ka përfshirë edhe dorëzimin e kriminelit serb, Milan Radoiçiq.

Kryeministrit Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, tek autoritetet e Kosovës s’mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Image

Magbule Shkodra

“Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, ka thënë Kurti.

Lidhur me mundësinë e dorëzimit të kriminelit Radoiҫiq nga ana e Serbisë, ka folur për ‘Bota sot’ njohësja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra. Ajo thotë se me qeverisjen që ka shteti serb, ata asnjëherë nuk do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë atë.

“Sa i përket kërkesës së Kryeministrit Kurti për dorëzimin e Radoiҫiqit, mendoj që Serbia nuk është e gatshme dhe nuk do të jetë e gatshme me këtë qeverisje që e ka. Pra, qeveriset nga Vuҫiqi dhe klani i tij kriminal, nuk do të jetë e gatshme asnjëherë ta dorëzoj Radoiҫiqin në Kosovë”, vlerëson Shkodra.

Ajo shprehet se edhe drejtësia dhe gjykatat në Serbi janë të kapura nga pushteti i Vuҫiqit dhe nëse për Radoiҫiqin bëhet ndonjë process gjyqësor, do të jetë vetëm një farsë.

“Madje sot kemi edhe një deklaratë të zyrtarit të lartë amerikan O’Brian, i cili pret në fakt që Radoiҫiqi t’I nënshtrohet proceseve gjyqësore në Serbi, dhe mendimi im është që drejtësia e gjykatat në Serbi, e mediat të gjitha janë të kapura plotësisht nga qeverisja kriminale e Vuҫiqit. Kështu, mendoj që as nuk do të bën dorëzimin e Radoiҫiqit, dhe nëse e bën ndonjë lloj procesi gjyqësor a jo, në Serbi, do të jetë një farsë, sa për të thënë që e ka bërë”, thekson analistja Shkodra.

comment

Read Entire Article