Kërkohet sërish koalicioni VV-LDK, publicisti zbulon se kush e prishi të parin: E djathta në hall të madh!

2 months ago 8
Reklamë

Anëtari i kahershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, Idriz Zeqiraj, ka thënë se kjo parti, e ka shansin të bëjë reforma të reja.

Ai ka theksuar se opozita në Kosovë është në hall të madh.

Të njëjtën, ai e akuzoi për prishjen e koalicionit më «profesional» në kuadro, në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Image

Idriz Zeqiraj

Sipas publicistit, të dy partitë duhet të mendojnë sërish për një koalicion të tillë.

“Lidershipi i ri (i LDK-së), për të joshur dhe rikthyer të tërë anëtarësinë e larguar, për shkak të koalicioneve me ata që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, e ka shansin të vazhdojë reformat dhe të zotohet se e kaluara nuk do të përsëritet. E kuptoj se e djathta e Kosovës është në hall të madh, sepse veç LDK-së, grupimet e tjera të së djathtës janë minore për nevojat e koalicionit. Koalicioni LDK-LVV ishte më i pranueshmi, sepse nuk ishin pjesë e krimeve.

Por, intrigimet e Hashimit, argatëve të tij brenda LDK-së dhe Grenellit, e prishën koalicionin më profesional në kuadro. Për një koalicion të tillë duhet të mendojnë, qysh tani, dy subjektet politike të cituara, sepse do të ishin në të mirë të tyre dhe, parasegjithash, në të mirë të Kosovës. Tri partitë, përbërëse të PAN-it: PDK, AAK, NISMA, mashtrueshëm thirrën në djathtizëm, sepse janë pjellë nga një mitër e përgjakur - LPK-së staliniste”, është shprehur Zeqiraj për gazetën “Bota sot”.

Ai më tej ka kujtuar se si njëjtësimi me “partitë e inkriminuara”, i kushtoi LDK-së me bumerang.

“Opozitarizmi i sforcuar, aq më keq i njëjtësuar me partitë e inkriminuara, i kthehet në bumerang LDK-së. Të thuhet, në mes tyre edhe kuadro të LDK-së, se "Hashimi kishte vendosur sovranitetin qysh moti në veriun e Mitrovicës, ndërkohë që edhe në vitin 2018 ishin hapur 6 (gjashtë) njësi bankare ilegale të Serbisë", është përpjekje e dështuar për ta rehabilituar Hashimin, me bandën e tij partiake. Për këto koordinime opozitare të paparime, kanë reaguar edhe kuadro të dëshmuara të LDK-së, si Adem Salihaj, Skënder Zogaj dhe të tjerë, të cilët drejtuesit e djeshëm dhe të sotëm i kanë harruar dhe hedhur si "tepricë teknologjike!"”, ka pohuar Idriz Zeqiraj.

Veprimtari ka akuzuar më tej opozitën, se ka «kapur» aparatin gjyqësor në Kosovë.

“LDK-ja, në krahasim me partitë e inkriminuara, çalon në propagandën partiake. As LVV nuk shquhet për këtë, veç se e kompenson, në një masë, me Facebook. Ndërkohë që partitë e PAN-it kanë pushtuar komplet mediat. Dhe, sa po të hapësh cilindo nga stacionet televizive, të Etnikumit Shqiptar dhe në Mërgatë, shikon, njërin pas tjetrit, eksponentë të krimit dhe të hajnisë zyrtare. Krejt njëjtë qëndron edhe kapja e Sistemit të Drejtësisë nga PDK-ja dhe AAK-ja. As LDK-ja dhe as LVV nuk kanë fare qasje në aparatin gjyqësor, pavarësisht të ndonjë punësimi skajor. Dhe, këtë pisllëk e mbron sllogani klishe: "pavarësia e gjyqësorit!"”, ka thënë Zeqiraj.

Ai ka treguar edhe se si rrodhi nisma për ringritjen e LDK-së.

“Prag-fundosja e LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ishte nisma e ndryshimit të domosdoshëm. Ishte gjyqi që i bëri populli partive rrënuese të shtetit. Me keqardhje e dhimbje, klani vicioz, brenda Kryesisë të LDK-së, pa përfillur elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje as vet Kryesinë e LDK-së, si për inat të të gjitha këtyre strukturave partiake, e mbante PDK-në në pushtet, duke kulmuar me bërjen e Hashimit president, për ta shkelur porosinë-amanet të Presidentit Rugova: "Të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste të larta, sepse është i dëmshëm për Kosovën!" Profecia e urtakut Rugovë, rezultoi plotësisht e saktë. Dhe sot, jo vetëm populli i Kosovës, por i tërë kombi shqiptar jeton në ethe dhe pa gjum normal, nga pazarllëqet e Hashimit, me dostat e tij.

Ishte ajo rënie rapide e LDK-së, që e detyroi kryetarin Mustafa, me klanin e tij, të organizonin Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor. Kjo është edhe nisma e ringritjes të LDK-së”, ka theksuar publicisti.

Ai ka treguar se cka e vecon LDK-në dhe cila është lakmia e saj.

“Për partitë e inkriminuara të opozitës të sotme, reformat partiake nuk janë zgjidhje, sepse janë kapluar nga metastazat, pa shpresë shërimi. Ato jo reformimi, por vetëm riformimi, spastrim me fshesë të hekurtë, madje edhe me ndryshim emri të partisë, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga anëtarësia e tyre.

Për ndryshim nga PAN-i, LDK-ja nuk i ka as mëkatët vrastare dhe as hajninë zyrtare. Ajo është viktimë e lakmisë për pushtet, e një grupi vicioz, të cilët me shantazh e joshje për interesa personale apo grupore, mëkatoi me nënshkrimet fatale”, është shprehur analisti.

Ai ka pohuar se LDK-ja mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Nënkryetari Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar shumë i suksesshëm i komunës së Pejës, ka të drejtë në entuziazmin e tij se ngadalë, por me hapa të sigurtë LDK-ja është në procesin e bashkimit të anëtarësisë dhe, normalisht, mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës”.

Read Entire Article