“Kërkoj një burrë indian”: Kërkesa unike e influencueses ngjall reagime te përdoruesit e rrjeteve sociale

3 months ago 8
Reklamë

Dinara, një influencuese e rrjeteve sociale nga Moska, tërhoqi vëmendje të konsiderueshme në internet pas vizitës së saj të fundit në një qendër tregtare indiane.

Ajo publiko një video ku shihej duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Kërkoj një burrë indian (të pamartuar)”.

Pankarta gjithashtu kishte kodin QR të profilit të saj në Instagram, përcjell Telegrafi.

Me mbishkrimin “Më ndihmoni të gjej një”, influencuesja i ndau pamjet në Instagram ku mblodhi miliona shikime dhe pëlqime.

Bëhet e ditur se i menjëhershëm ka qenë reagimi i indianëve me komente.

“Martohu me mua”, shkroi njëri nga ta.

“Jam gati, a do të martohesh me mua”, tha një tjetër.

Ndryshe, Dinara në Instagram tregoi pse është në kërkim të një burri indian.

Ajo tha: “Disa vite më parë fillova të mësoj për kulturën indiane, kam miq atje dhe kam qenë shumë herë në Indi”. /Telegrafi/

Read Entire Article