Këshilli jep “Ok” për ndryshimet në rregullore, do miratohen në seancën e së enjtes

10 months ago 11
15:38 12/12/2023

Këshilli për Rregulloren ka miratuar raportin për ndryshimin e rregullores së Parlamentit siç propozuan javën e shkuar një grup deputetësh socialistë.

E vetëm me votat e tyre në këtë Këshill, shumica e majtë pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë, hartoi raportin që i hap rrugë amendimeve që do t’i çohet seancës plenare të ditës së enjte për t’u miratuar.

Sipas këtyre ndryshimeve, masa maksimale për shkeljet disiplonore në Kuvend nuk do të jetë më 10 ditë por 30 dhe 60 ditë sipas nivelit të shkeljeve.

“Masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave apo punonjeseve te kuvendit a gardes  b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave apo komisioneve . Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “deri në 60 ditë jepet në rastet : a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit; b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6”.

Nevojën e ndryshimeve të rregullores, socialistët i cilësuan si domosdoshmëri në kushtet kur sipas tyre opozita po abuzon duke tentuar pengimin e punëve të parlamentit.

Ata deklaruan javën e shkuar kur këto propozime u futën me procedurë të përshpejtuar në rendin e punimeve të Kuvendit, se kanë marrë si model rregulloret e parlamenteve të vendeve europiane.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article