Këshilltar i Trump nëse ky i fundit zgjidhet president? Vjen reagimi i Elon Musk

3 months ago 15
Reklamë

Elon Musk thotë se nuk ka folur me ish-presidentin Donald Trump për t’iu bashkuar një administrate të dytë Trump.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për një rol për mua në një Presidencë të mundshme Trump”, ka thënë CEO i Tesla dhe SpaceX në një postim në X, përcjell Telegrafi.

Mohimi i Musk vjen vetëm një ditë pasi The Wall Street Journal raportoi se Trump donte t’i jepte Musk një rol këshillues nëse ai fitonte zgjedhjet e vitit 2024.

Dyshja thuhet se kanë diskutuar mënyrat që Musk të ofrojë të dhëna për sigurinë kufitare dhe politikat ekonomike, megjithëse titulli dhe detajet e rolit të Musk mbeten të paqarta, raportoi The Journal të mërkurën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Bashkimi me një administratë të dytë Trump do të ishte një kthesë për Musk, i cili tha se votoi për presidentin Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Megjithatë, Musk që atëherë është “acaruar” me Biden.

Miliarderi u bë kritik ndaj Bidenit dhe Partisë Demokratike pasi Tesla u përjashtua nga samiti i presidentit për automjetet elektrike në vitin 2021.

Musk ka akuzuar gjithashtu demokratët se janë “të kontrolluar nga sindikatat”.

Por ndërsa Musk ka thënë se ai nuk ka gjasa të votojë për Biden, ai nuk e ka mbështetur Trumpin. /Telegrafi/

Read Entire Article