Kështu duket Samsung Galaxy S23 FE

1 year ago 31
Reklamë

Janë shfaqur imazhe të reja që konfirmojnë më tej pamjen e telefonit Samsung Galaxy S23 FE.

Deri më tani në disa raste janë shfaqur fotografi që sugjerojnë dizajnin e modelit Samsung Galaxy S23 FE, me një dizajn pothuajse identik me modelin Galaxy S23, dhe tani renderet e reja e konfirmojnë këtë.

Telefoni ka të ngjarë të dalë së shpejti në treg dhe vetë fotot nuk zbulojnë asgjë të papritur dhe vetëm konfirmojnë atë që dihej tashmë.

Bazuar në thashethemet e mëparshme, Samsung Galaxy S23 FE do të ketë një panel OLED 6.4 inç 120Hz, i mundësuar nga një çip Snapdragon 8 Gen 1 në SHBA dhe një Exynos 2200 në pjesën tjetër të botës.

Gjithçka do të mundësohet nga një bateri 4500mAh, ndërsa në anën e pasme do të ketë një sistem me tre kamera, të përbërë nga sensorë 50MP (kryesore) + 12MP (ultraide) + 8MP (telefoto). /Telegrafi/

[Exclusive] #SamsungGalaxyS23FE Official Renders Leaked: Reveals a More Clearer View https://t.co/a5kZTaf9mj pic.twitter.com/PS8C7PS5mN

— The Tech Outlook (@TheTechOutlook) September 12, 2023

Read Entire Article