“Kështu mund të ‘zbutet’ Macron me Kosovën”, eksperti austriak vjen me thirrje për shqiptarët në prag të zgjedhjeve në Francë e Britani!

2 months ago 16
Reklamë

Javën e arshme, të dy fuqitë e mëdha evropiane, Franca dhe Britania e Madhe do të kenë zgjedhje vendimtare.

Marrë parasysh ndikimin e madh të këtyre ty shteteve, natyrisht që këto zgjedhje ndikojnë edhe te shtetet shqiptare.

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai u shpreh optimist se në Britani do fitojë partia e Tony Blair, ‘çlirimtarit të madh të Kosovë’, derisa kërkoi nga shqiptarët atje, që ta votojnë atë.

“Në Britaninë e Madhe, “Labour” do të fitojë dhe të gjithë shqiptarët duhet të mbështesin atë, partinë e çlirimtarit të madh të Kosovës, Tony Blair. Konservatorët e kanë çuar Mbretërinë e Bashkuar në kaos me Brexit-n dhe kanë një politikë të rreptë antishqiptare kundër migracionit. Vërtetë për politikën e jashtme Cameron dhe Alicia Kearns janë mbështetësit kryesorë të Kosovës, por kështu do të jetë edhe partia ‘Labour’ e Keir Starmer, i cili do të fitojë dhe do ta udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar përsëri në BE deri në vitin 2029, potencialisht dhe me shpresë së bashku me Kosovën”, deklaroi eksperti austriak.

Image

Gunther Fehlinger.

Kurse, sa i përket zgjedhjeve në Francë, vlerësoi se nuk ka zgjedhje më të mirë se Macron, kjo duke parë se si po financohet e djatha ekstreme nga Rusia.

Bazuar në këtë, Fehlinger shpreson se mobilizimi i shqiptarëve pro-Macronit, do ta zbut këtë të fundit dhe qëndrimet ndaj Kosovës.

Në Francë, liberalët e Macron po përballen me një luftë të dëshpëruar që çon në humbje të mundshme të mëdha, por si e djathta ekstreme e financuar nga Rusia, ashtu edhe Fronti Socialist nuk janë opsione të mira për shqiptarët. Qëndrimi me Macron, i cili do të qëndrojë faktor dominues në politikën e BE-së për vitet në vijim, është alternativa më e mirë e mundshme dhe mobilizimi për Macron nën flamurin e shqiptarëve, mund të bëjë që një Macron i dëshpëruar të zbutet me Kosovën dhe të kuptojë se serbët në Francë janë me të djathten ekstreme të financuar nga Rusia dhe kështu mund të hapet dritarja për një pozicion më pro shqiptar të Macron në vitet e ardhshme”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti austriak potencoi se zgjedhjet në Britani dhe Francë kanë rëndësi për Ballkanin, veçanërisht për shqiptarët.

“Në çdo rast, zgjedhjet në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë shumë rëndësi për Ballkanin dhe të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë duhet të votojnë dhe të bëjnë fushatë për fitoren e laburistëve dhe të zbusin humbjen e Macron, ku kështu mund të kontribuojnë aktivisht në formësimin e peizazhit politik në Bashkimin tonë të përbashkët Evropian. Udhëheqësit francezë do të vendosin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE së shpejti, me shpresë në vitin 2029 dhe për vendimin vendimtar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE do të kemi nevojë për të gjithë miqtë që mund të gjejmë në Paris dhe Londër, prandaj kërkohet angazhim maksimal”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article