“Këta politikanë duan konflikt”, avokati serb befason me deklaratën pas vrasjes së Faton Hajrizit – ja çka dëshiron qeveria e Vuçiqit!

2 months ago 15
Reklamë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, njoftoi sot se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes.

Kjo ngjarje nxiti reagime të mëdha, derisa u hodhën dyshime se mund të ketë edhe përshkallëzime të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Si fillim, ai tha se në thelb vrasja e një krimineli nuk do duhej të nxiste tensionim të situatës dhe raporteve, por që qeveria serbe po shihet qartë se dëshiron të ketë përshkallëzim.

Avokati kishte edhe disa kritika për mediat e kontrolluara nga qeveria e Beogradit.

Image

Cedomir Stojkoviq.

“Eliminimi i vrasësit në vetvete sigurisht që nuk do të çojë në përshkallëzim, por nga mediat që janë nën kontrollin e qeverisë, mund të shohim qartë se qeveria e Serbisë dëshiron përshkallëzim. Të gjitha mediat nën kontrollin e autoriteteve e kanë cilësuar një krim me pasoja tragjike si “terrorizëm i dërguar nga Kosova”, dhe ministri i Policisë Ivica Daçiq, ish-sekretar i Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se Kosova e ka organizuar këtë terrorizëm”.

Krahas kësaj, Stojkoviq citoi edhe disa nga titujt dramatik të mediave serbe, që e lidhën Kosovën me terrorizëm.

“Mediat nën kontrollin e pushtetit e kthyen këtë në tituj edhe më dramatikë: “Qeveria e Kosovës organizoi terrorizmin në Serbi”, “Kurti dërgoi terroristin në Serbi për të mbjellë kaos”. Nga kjo shihet qartë se qeveria e Serbisë vazhdon të krijojë armiqësi ndaj shqiptarëve”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, avokati serb shtoi se politikanët kryesorë në Serbi duan një konflikt, e këtë e ndërlidhi edhe me Radoiciqin.

“Kjo armiqësi në fjalimin publik mund të krijohet vetëm për një arsye - sepse armiqësia në terren nuk është hequr dorë, pra se politikanët kryesorë në Serbi duan një konflikt. Nëse këtq tituj lidhen me faktin se Milan Radoiçiq është ende një njeri i lirë dhe nuk është arrestuar, dhe ai është një terrorist i vërtetë sepse organizoi një grup terrorist - atëherë është e qartë se qeveria e Serbisë nuk dëshiron paqe, por më tepër konflikt”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article