Këto janë kushtet e PE-së që nga Serbia u deklaruan se nuk i plotësojnë!

8 months ago 20

Për t’u anëtarësuar në BE Kosova dhe Serbia duhet t’i plotësojë disa kushte paraprakisht tani do të futne në BE.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se për anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, së pari duhet t’i plotësojnë disa kushte, të cilat janë ekstra.

Sipas tij, edhe nga Parlamenti Evropian është kërkuar që Serbia të plotesojë kushte të veçanta, në mënyrë që të ketë qasje në këto mjete financiare.

“Anëtarësimi në UE është një procedurë e gjatë dhe e mbushur me plotë kërkesa, sugjerime dhe kushte, që shtetet duhet t’i përmbushin, para se të anëtarësohen. Është parë dhe shkruar për kushte. Shumë subjekte gjenden në proces të realizimit të kërkesave. Të tjerët nuk kanë filluar fare plotësimin e kushteve. Në kuadër të kushteve të veçanta të bëra nga UE, janë dy shtete, Serbia dhe Kosova, që kanë kushte tjera, extra që duhet plotësuar.

Lidhur me pretendimin për intergrim, UE i ka ndarë 6 miliardë Euro, për 10 vitet e ardhshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor. 2 miliardë janë investime të drejtëpërdrejta, ndërsa 4 miliardë ndahen në formë të kredive, me interesa te ulta, që kanë për qëllim përgatitjen e këtyre shteteve për anëtarësim në UE. Në kuadër të kësaj, nga Parlamenti Evropian, është kërkuar që Serbia të plotesojë kushte të veçanta, në mënyrë që të ketë qasje në këto mjete financiare”, thotë ai.

Profesori përmend disa nga kushtet që dhet dy vendet t’i plotësojnë.

“Nga shtetet e Ballkanit, sidomos nga Serbia dhe Kosova, është kërkuar;

1. Mënjanim e konflikteve midis tyre, sidomos midis Serbia dhe Kosovës, sikundër edhe Bosnjen e Hercegovinës.

2. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i vlerave themelore demokratike.

3. Ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, me theks të veçantë të Serbisë, pasi ajo është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e UE-së ndaj Rusisë.

4. Kosova dhe Serbia të agazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimim e marrëdhënieve mes tyre.

Në propozim rregulloren e PE, qëndron:

"Parakusht do te jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizilim e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatim, si dhe te gjitha marrëveshjeve nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve".

Përcaktimet e tilla extra për Kosovën dhe Serbinë duhet të kalojnë për aprovim në Këshillin e UE-së.

Besohet se do të vendosen.

Me këtë shihet se Serbisë dhe Kosovës, sidomos Serbisë, iu kanë paraqitur kushtet e veçanta që duhet të plotësohen. Qëllimi është ndarja e Serbisë nga Rusia dhe presioni mbi të për të hequr dorë nga ideologjija e "Botës Serbe". Sidomos kjo po e rrezikon paqen e rrezikuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Sa a do të ndalin këto masa të UE-së shtetin serb mbetet të shihet!”, deklaron ai.

Në fund, thotë se siç duket të gjitha tentaviat janë të kota me Serbinë, sepse pavarësisht thirrjeve, ajo ka deklaruar se nuk do t’i pranojë kushtet nga BE.

“Megjithatë, në Beograd, si Vuçiç, ashtu edhe Daçiç, kanë deklaruar se nuk i pranojnë kushtet e paraqitura nga UE-a.

"Kosova e Metohia është territor serb dhe i takon Serbisë (...). Kosova është për në si Jerusalemi për jahudite". Kjo thënie e racistit Daçiç flet vet.

UE kërkohet të thellojë presionin mbi Serbi. A ky presion nuk duhet të jetë vetëm i karakterit ekonomik, por edhe politik, shoqëror, juridik dhe ushtarak. Këto masa të përbashkëta janë të domosdoshme. Po me një platformë të tillë është e domosdoshme edhe një presion mbi Qeverinë e dytë Kurti. Shpresohet se kështu rriten mundësitë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi”, përfundon ai.

Read Entire Article