“Këto veprime të Kurtit me miqtë ndërkombëtarë, bëjnë të ditur se ura do të hapet”

2 weeks ago 38
Reklamë

Ҫështja e hapjes së urës së Ibrit është përmendur nga Qeveria e Kosovës, pak kohë më parë se sa të përcaktohet afati i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për këtë pretendim, qeveria u kritikua si nga opozita në Kosovë, madje edhe nga miqtë ndërkombëtarë, duke e parë si të panevojshëm një veprim të tillë.

Ndryshe nga ta, opozita e sheh një veprim elektoral, që është bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me këtë ҫështje se a është vetëm premtim elektoral apo edhe mund të realizohet ky pretendim i qeverisë, ka folur për ‘Bota sot’ politologu dhe njohësi i ҫështjeve politike, Fahredin Majkovci.

Ai thotë se i gjithë angazhimi i kësaj qeverie nuk duhet të reduktohet vetëm tek ҫështja e urës së Ibrit.

Image

Fahredin Majkovci

“Angazhimi i Qeverisë Kurti në funksion të përmirësimit të jetës, në të gjitha dimensionet, të qytetarëve në veri të vendit është për të u vlerësuar, në rrjedhojë e gjithë kjo nuk duhet të reduktohet në çështjen e hapjes/ose jo së urës mbi lumin Ibër”, vlerëson ai.

Majkovci thotë se, duke parë qëndrimet e Kurtit dhe diskutimet me miqtë ndërkombëtarë lidhur me këtë ҫështje, ai duhet të vazhdoj në këtë drejtim dhe pret që ura do të hapet.

“Duke pas në konsideratë qëndrimin e miqve tanë ndërkombëtarë ( SHBA, ambasadorët e vendeve të QUINT’it, KFOR-i etj) kanë artikuluar qëndrimet e tyre thuajse me të njëjtën përmbajtje duke theksuar se; “Hapja e urës duhet të jetë një akt i përbashkët përmes një operacioni të koordinuar me faktorët ndërkombëtarë”, si dhe qëndrimin e Kryeministrit Kurti në mbledhjen e Qeverisë, se çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër e ka diskutuar në takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitat që janë bërë në Kosovë javëve të fundit, konsiderojë se konsekuenca e Kryeministrit Kurti për hapjen e urës duhet të vazhdoj dhe pres që ura të hapet”, thekson ai.

Sipas tij, urat duhet të lidhin njerëz, dhe jo te kenë simbolika të policëve dhe postblloqeve.

“Pra, kjo është çështje e Republikës së Kosovës dhe ka ardhur koha që kjo urë të hapet”, thekson ai.

comment

Read Entire Article