KFF Mitrovica fiton Kupën e Kosovës, duke mposhtur me rezultat të thellë KFF Kosovën

4 months ago 5

Në një ndeshje impresive, KFF Mitrovica ka arritur të triumfojë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës për femra.

Një fitore bindëse me rezultat 7-1 kundër KFF Kosova (VR) e ka siguruar atyre titullin prestigjioz në një duel që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ky sukses i jashtëzakonshëm shënon mbylljen e një sezoni të jashtëzakonshëm për futbollistet e klubit mitrovicas, të cilat tani festojnë një arritje që jo shumë skuadra mund ta bëjnë: fitimin e dy titujve brenda të njëjtit sezon.

Me këtë fitore, ato konfirmojnë supremacinë e tyre në futbollin e femrave në Kosovë dhe vënë vulën mbi një sezon të suksesshëm me kurorëzimin e tyre si kampione të dyfishta.

Tifozët dhe mbështetësit e KFF Mitrovicës mund të festojnë me krenari pasi ekipi i tyre ka treguar që është forca dominuese në futbollin e femrave në vend, duke u shpallur fituese jo vetëm të ligës, por edhe të Kupës së Kosovës.

Fitoret e mëdha si kjo janë pasqyrë e punës, përkushtimit dhe talentit në nivelin klubor dhe padyshim se do të mbeten në kujtesën e futbollit të femrave kosovar për shumë kohë. /Telegrafi/

Read Entire Article