“KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun”/ Rama në sinkron me Vuçiq-in, qëllimi: “De legjitimimi dhe zhbërja” e pavarësisë së Kosovës

11 months ago 42
Reklamë

Një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka alarmuar opinionin shqiptar.  

Deklarata e tij, ishte në linjë me atë të presidentit serb, Vuçiq. Si Vuçiq, ashtu edhe Rama tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.  

“Formati i dialogut duhet ngritur në një nivel konference, ndërsa përfaqësimi i BE-së dhe i komunitetit euroatlantik, duhet ngritur në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit. Formati i derisotëm, ku takohen dy burra, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Më vjen mirë që këtë tashmë e kërkon edhe Kosova, ashtu siç më vjen mirë që Vjosa Osmani ka kërkuar pjesëmarrjen e SHBA-së për hartimin e një drafti për Asociacionin. Është një hap më në fund në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.  

Derisa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.  

Mehazi: Kurti shqiptar, qeveria e policia shqiptare, Rama serbo-sllav dhe qeveria e policia e tij serbo-sllave  

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se së pari duhet ta pyesim Edi Ramën, a nuk e ka pasur KFOR-i nën kontroll veriun?  

“E pyesim zëdhënësin e Vuçiqit, Edi Ramën, që thotë se "veriun e Kosovës ta merr nën kontroll KFOR-i", pse a nuk e ka pasur deri tani KFOR-i veriun, vetë KFOR-i ka armatosur terroristët serbe-ortodokse në  Manastirin e Banjskës me 5 milion euro armë të sofistikuara serbe-ruse? E pyesim Ramen se kush i dëboi e i largoi terroristët serbë nga Manastiri i Banjskës të kishës ortodokse serbe, a Policia e Kosovës apo KFOR-i që ka bashkëpunuar për interesat e veta korruptive me kriminelo-terroristët serbe? Pyesim Ramën se kush ia dha të drejtën Radoiçiqit të ngas veturën e tij në emër të KFOR-it?  

Ramë serbo-sllavi, ju lutemi, mos ia mbani gajlen Kosovës së Kurtit, po mbani gajlen e policisë suaj shqiptare që jeni duke e frymëzuar me ideale serbo-ruse-sllave.  

Pyesim Ramen se a është me Kurtin që mbron fund e krye sovranitetin e Kosovës me anë të policisë dhe ushtrisë së Kosovës, apo është me kërkesat e njëjta të tij me Vuçiqin, pyesim dhe një pyetje Ramën se pse kryeministri i Shqipërisë nuk është në anën e qeverisë shqiptare të Kosovës, por mbanë anën e terroristit serb Aleksandar Vuçiqit”, përmbyll ai.  

Image

Sulejman Mehazi

Bytyçi:Deklarata e Ramës i bie që Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj në këtë pjesë të territorit  

Ndërkaq, profesori Enver Bytyçi ka vendosur në letër katër tezat pro-serbe të Ramës.  

Sipas tij, teza e parë ka të bëjë me konferencën ndërkombëtare, e që sipas profesorit nuk do të kishte asgjë në tryezë.  

Më tej, thotë se Rama kur e ngre zërin kundër ose për presidentin serb, është kamuflim i shërbimit që i bën Vuçiqit.  

Kurse, për tezën e dytë, është kjo që KFOR ta kontrollojë veriun, që sipas Bytyçit e gjitha kjo i bie që të deligjitimohet e të zhbëhet.  

“Në ditët e fundit kryeministri Rama ka hedhur katër teza pro-serbe, sa i përket Kosovës dhe aktit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan:  

1. Para tri ditësh kërkoi një konferencë ndërkombëtare, e cila do ti jepte, sipas tij, fund konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Madje tha se Kurti dhe Vuçiç duhen marrë e mbyllur derisa të bien dakord për një zgjidhje të pranueshme. Duket ky propozim si civil dhe i logjikshëm. Duket edhe si propozim, me të cilin kërkohet veprim arrogant ndaj presidentit të Serbisë. Në fakt nuk është kështu! Arroganca e mbylljes së dy liderëve të të dy vendeve shkon në adresë të Albin Kurtit. Sepse në një konferencë ndërkombëtare nuk do të kishte në tryezë asgjë, asnjë pasuri të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi në diskutim për ndarje do të ishin pasuritë e Kosovës dhe arroganca do përdorej kundër kryeministrit Kurti për ndarjen e vendit! Kini kujdes, kur Rama ngre zërin gjoja kundër ose për presidentin serb, e bën këtë për të kamufluar shërbimin e radhës që ia bën atij!  

2. Dje (e enjte) për të disatën herë, përsëriti kërkesën tjetër të aranzhuar më Aleksandër Vuçiç, që veriun e Kosovës ta kontrollojë KFOR-i! Të njëjtën kërkesë i ka bërë komunitetit ndërkombëtar edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç, dy ditë pas akteve terroriste të 24 shtatorit! KFOR-i të marrë kontrollin e territorit të Kosovës në veri të saj dhe policia e çdo lloj prezence e forcave të sigurisë së Kosovës të largohen prej këtij territori. Kështu thoshte Vuçiç! Të njëjtën kërkesë artikuloi sot Rama! D.m.th që ky territor të konsiderohet “as i Kosovës, as i Serbisë” dhe të motivohet më pas kërkesa për një vendimmarrje në një konferencë ndërkombëtare, ose në dialog! Që do të thotë gjithashtu Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj në këtë pjesë të territorit. Shkurt që pavarësia e saj të deligjitimohet e të zhbëhet!  

Kush beson se Edi Rama nuk e llogarit këtë pasojë, gabon rëndë! Kjo është arsyeja pse ai e kërkon KFOR-in si autoritet të vetëm sovran të veriut të Kosovës. Pas kësaj çdo marrëveshje në çfarëdolloj forme, edhe në dialogun aktual, do të kishte parasysh faktin se katër komunat e veriut janë zonë “neutrale”, në të cilën banon një popullsi me shumicë dërmuese serbe e për pasojë “marrjen parasysh të vullnetit të kësaj popullsie”! Pavarësisht se kjo popullsi është në numër vetëm 30 mijë banorë. Atëherë në çdo rajon ku do të ketë 30 mijë shqiptarë do të kenë të drejtën të kërkojnë të njëjtën gjë. Ta shohim më pas kujt i përket Shkupi, Kumanova e deri Ohri e Struga. Madje edhe Kosova Lindore, Manastiri, Janina, Ulqini e deri Podgorica! Këto janë aventura që jo vetëm destabilizojnë rajonin, por edhe zgjasin paqen për 50 vitet e ardhshme!”, shprehet profesori në tezat e tij.  

Image

Enver Bytyçi

Derisa për tezën e tretë thotë se Rama rastit terrorist i referohet si akt kriminal, duke mos harruar tezën e tretë për të cilën thotë se Rama e përmend dialogun, dhe që duhet të përfshihet mbi të gjitha Franca, sepse sipas profesorit, Franca dhe Macron janë pro-serbë dhe mbështesin opsionin e ndarjes së Kosovës.  

"3. Ajo që bie në sy lidhet njëkohësisht me faktin se Rama asnjëherë nuk e përmendi ngjarjen e 24 shtatorit si akt terrorist, por e klasifikoi si akt-kriminal. Pastaj kridhet e kritikon Beogradin pse shpalli ditë zie. Nga njëra anë e lehtëson pozitën e Aleksandër Vuçiç, duke e deklasifikuar emërtimin akt terrorist. Nga ana tjetër jepet sikur “revoltohet” me ditë-zinë e Serbisë! Një kameleon që nuk e ka një të ngjashëm tjetër! Të gjitha ngjyrat e opsionet i përmbledh në dy fjali. Por në thelb opsioni në dobi të Serbisë prevalon e dominon gjithmonë.  

4. Sot kërkoi që në dialog të përfshihen edhe presidenti Macron dhe kancelari Scholz, pra Franca dhe Gjermania! Nuk i ikën shpirti nga Franca! E kërkon atë me këmbëngulje të marrë pjesë në vendimmarrjen në konfliktin Kosovë-Serbi! Mund të thoshte SHBA, Britania e Madhe, Gjermania e të shtonte Francën në fund. Por jo! Franca dhe Gjermania, thotë ai! Se Franca dhe Macron janë totalisht pro-serbë dhe mbështesin opsionin e ndarjes së Kosovës. Aq e vërtetë është kjo, sa Edi dhe Hashimi e ndoqën MACRONIN në vitin 2018 deri në Armeni, për ti kërkuar mbështetje për projektin e ndarjes së Kosovës. Pastaj Macron e ftoi Thaçin në një event në Paris, në të cilin merrte pjesë Vladimir Putin dhe e vendosi atë në krah të Hitlerit rus, për të marrë garanci se pas ndarjes, Kosova e mbetur do të ishte e lirë të bënte çfarë ajo të donte!   

Kujdes nga djalli! Mos e lini atë të flasë! Po foli, bojkotojeni së dëgjuari, sepse vetëm stres ju shton”, përfundon profesori Enver Bytyçi!  

Read Entire Article