Kim Young Un i dërgon 12 mijë ushtarë “dhuratë” Putinit, Ukraina publikon pamjet: 72 orë më parë u filmuan duke…

2 hours ago 35

Një faqe ukrainase, ka postuar në rrjetin social Instagram një video, ku pretendohet se shfaqen ushtarët e Koresë së Veriut duke marrë në dorëzim pajisjet ushtarake ruse.

Në postim pretendohet se pamjet nuk janë regjistruar më shumë se 72 orë më parë, ndërsa thuhet se gjithçka ka ndodhur në kampin stërvitor Serheev në territorin rus.

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, një zhvillim që mund të intensifikojë përplasjen midis Koresë së Veriut dhe perëndimit.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS) njoftojnë se anijet e marinës ruse transferuan 1500 forca të operacionit special të Koresë së Veriut në qytetin port të Vladivostok midis 8 dhe 13 tetorit dhe tani po i nënshtroheshin trajnimit.

Mediat koreano-jugore, duke cituar burime anonime, raportojnë se Pheniani ka vendosur të dërgojë gjithsej 12,000 trupa, të formuara në katër brigada, në Rusi.

Read Entire Article