Kirurgu amerikan qëllohet për vdekje nga pacienti pas kërcënimeve dhe pritjes disa-orëshe (fotot)

1 year ago 41
Reklamë

Një doktor kirurg nga Tennessee në SHBA është qëlluar dje për vdekje nga një pacient që po vizitonte, i cili kishte pritur për disa orë në klinikë para se të kryente sulmin e tij të qëllimshëm, tha policia.

Dr. Benjamin Mauck u va në dhomën e ekzaminimit nga një sulmues ende i paemëruar në spitalin ortopedik të Collierville, rreth 30 milje larg qytetit të Memphis.

“Duket si një bashkëveprim person ndaj personit,” tha kreu i policisë së Collierville duke shtuar se sulmuesi kishte kursyer shumë pacientë dhe punonjës të klinikës që ishin aty.

“Kjo ndodhi në dhomën e ekzaminimit … Aty ishin vetëm doktori dhe pacienti.”

Sulmuesi kishte qëlluar me pistoletë dhe ishte larguar me vrap nga klinika, teksa më pas ishte ndaluar nga policia pa incidente, pesë minuta pas vrasjes së Mauck.

Lane shtonte se burri, ende i paidentifikuar publikisht u ndalua dhe iu gjet ajo që besohet se është arma e krimit.

Sipas biografisë së tij në klinikë, Mauck është specializuar në kirurgjinë e duarve, bërrylit dhe kyçit dhe kishte vlerësime pozitive nga pacientët, sipas informacioneve.

Ai kishte nisur punë në klinkën aktuale në 2012, gjashtë vjet pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tennessee-Memphis.

Mauck lë pas gruan e tij, Rhiannon Mauck, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Policia thotë se po punojnë për të zbuluar motivin e sulmit por mediat vendase thonin se sulmuesi kishte kërcënuar stafin e klinikës prej gati një jave, per arsye ende te papublikuara.

Top Channel

Read Entire Article