“Kisha shtetin dhe Nanon kundër kur krijova partinë!”, Meta thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajua shqiptarëve, ¼ e shtëpisë do ia fal…

6 months ago 2

Meta ka vijuar me akuzat ndaj Dumanit:

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dalë deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article