Kishte humbur njërën këmbë nga sulmet raketore ruse, ukrainasja 6-vjeçe falë protezës arrin të ngasë biçikletën

11 months ago 15
Reklamë

Një ukrainase 6-vjeçe e cila humbi njërën këmbë nga sulmet raketore të rusëve, mrekullisht ka mësuar të ngasë biçikletën me protezën që i është përshtatur pa ndonjë problem.

Marinya me krenari u pa duke ngarë biçikletën me protezë, pasi një sulm raketor i rusëve në Kherson gjatë majit të vitit të kaluar, i shkaktoi dëme të mëdha – duke humbur njërën këmbë, transmeton Telegrafi.

E ngasja e biçikletës është mbikëqyrur nga fizioterapisti nga Instituti për Rehabilimit në Kiev, nga i cili u filmua edhe ky moment plot emocione.

Ëma e saj Nataliaa e cila gjithashtu ishte plagosur nga bombardimi – tha se i është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale për t’i shpëtuar më të keqes.

Ky institut është hapur enkas për rehabilitimin e viktimave të agresionit rus. /Telegrafi/

Read Entire Article