“Kishte ofertë të çmendur, por ky klub do të rikthehet sërish për të”, Fabrizio Romano flet për të ardhmen e Mohamed Salah

9 months ago 7

Liverpool do të ketë një tjetër betejë për ta mbajtur në radhët e veta futbollistin e tyre më të mirë Mohamed Salah pasi klubet e Ligës Pro Saudite do të përpiqen përsëri ta nënshkruajnë atë më vonë këtë vit.

Fabrizio Romano ka raportuar se klubet arabe do të rikthehen në garë për të nënshkruar me egjiptianin, pasi ky i fundit ishte edhe në verë shumë pranë kalimit në Arabinë Saudite.

Gazetari italian ka raportuar se klubet arabe do të tentojnë sërish të nënshkruajnë me Salah duke i ofruar një kontratë të çmendur.

“Unë shoh klubet saudite duke u përpjekur përsëri për Mohamed Salah, ky është stili i tyre, atyre u pëlqen të kenë një objektiv dhe pastaj të provojnë dhe të provojnë përsëri. Megjithatë, ai është shumë i lumtur në Liverpool dhe ka qenë super profesionist, duke mos shkaktuar kurrë ndonjë problem për klubin”.

“Propozimi që Salah kishte nga klubet saudite në fund të gushtit ishte një propozim i çmendur, por ai kurrë nuk krijoi probleme dhe ai është rikthyer të luajë shkëlqyeshëm për Liverpoolin këtë sezon”.

“Unë mendoj se klubet saudite do të përpiqen përsëri për Salah, por do t’i takojë Liverpoolit po aq sa lojtarit, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë sagë”, deklaroi Romano.

Liverpoolit iu desh të luftonte shumë për të mbajtur Salah verën e kaluar, duke refuzuar një ofertë rekord nga Al Ittihad dhe duke bindur anësorin egjiptian kundër shtytjes për një lëvizje në Arabinë Saudite.

Salah thuhet se po priret drejt nënshkrimit të një kontrate të re me Reds, me bisedimet që ka të ngjarë të ndodhin pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës. /Telegrafi/

Read Entire Article