Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

3 months ago 12
Reklamë

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pasi një sulm rus goditi një qendër tregtare në Kharkiv, Ukrainë të shtunën, sipas zyrtarëve.

Ndër të vdekurit është edhe një vajzë 12-vjeçare, tha policia të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sulmi erdhi ndërsa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në Ukrainën verilindore pasi kaluan kufirin në fillim të këtij muaji dhe hapën një front të ri në konfliktin dyvjeçar.

Kharkiv ka parë një valë sulmesh ruse, pasi Rusia kërkon të lidhë forcat ukrainase diku tjetër dhe të krijojë një zonë tampon.

Поліція показала “Епіцентр” зсередини у момент російського удару pic.twitter.com/R2yhvqfIFr

— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) May 26, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin një “sulm brutal” në një postim në X, duke shkruar më vonë se “Rusia drejtohet nga njerëz që duan ta bëjnë atë një normë – duke djegur jetë, duke shkatërruar qytete dhe fshatra, duke ndarë njerëzit dhe duke fshirë kufijtë kombëtarë përmes luftës”.

Zyrtarët kanë thënë se kishte rreth 200 njerëz brenda ndërtesës kur ndodhi sulmi.

A series of video recordings from cameras inside the Ukrainian home improving store, at the moment of russia’s strike.

Lots of civilian people walking around the store on the weekday.

Russia’s terrorism cannot be happening for a third year in a row, Ukraine critically needs the… pic.twitter.com/kw1TihRhre

— Ihor Lachenkov (@igorlachenkov) May 26, 2024

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha të dielën se orët pas sulmit ishin “djallëzore” dhe falënderoi të gjithë ata që ndihmuan për të shuar flakët që përfshiu dyqanin e pajisjeve pas sulmit.

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, vuri në dukje se nuk ka “asnjë objekt të vetëm ushtarak afër” vendit të sulmit.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e sulmit. /Telegrafi/

Read Entire Article