“Kjo është meritë e kësaj udhëheqje...”/ Profesori: Osmani dhe Kurti qëndrojnë të bashkuar, nuk i kanë ndarë rrugët!?

4 months ago 7

Mes Presidencës dhe Qeverisë ka pasur një ‘mosdakordim’ sa i përket letrës së dërguar në Kushtetuese për asociacionin.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca....”, thuhet mes tjersha në reagimin e Vjosa Osmanit.

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se Kurti dhe Osmani nuk mund të kenë hatërmbetje sepse janë fituesit e zgjedhjeve të vitit 2021, e që sipas tij kanë mbi 50% të votave.

“Anipse ditëve të fundit po flitet se gjoja Presidentja Osmnai dhe Kryeministri Kurti i kanë nda rrugët. Por rruga e trasuar dhe e betonuar fortë më 14 shkurt 2021 nga vota e popullit, ku në trasimin e saj morën mbi 50% të votuesve nuk mund të ndahet aq lehtë sepse që të dytë kanë përgjegjësi të madhe ndaj njëri tjetrit dhe para popullit.

Edhe Osmani edhe Kurti e kanë votën e popullit dhe nuk mund ta lënë, nuk mund të lejojnë që shtetin të lënë në duart e atyre me të cilët abuzuan me dekada bile të cilët e çuan edhe deri te ndarja dhe korrigjimi i kufinjve. Edhe sot e kësaj dite ka idhtarë të kësaj ideje në partitë e opozitës, por flasin haptas”, thotë ai.

Sipas tij, ata të nuk mund t’i ndajnë rrugët për një mospajtim të vogël, se po ky ekip po bën luftë titanike për të shtrirë sovranitetin e kushtetutën në gjithë territorin e Kosovës.

“Nuk ndahën rrugët për ndonjë përplasje ose mospajtim të vogël. Ky ekip që po e drejton vendin qe gati katër vite ka bërë punë të madhe, e “çliroi veriun” nga kriminelët dhe bandt kriminele të Vuçiqit të cilët sa ishin në pushtet të korruptuarit Serbia ludronte Kosovën lirshëm, kurse sot lirshëm ecin qytetarët e Kosovës pa pas ndonjë frikë që dikush t’i trazoi. Kjo është meritë e kësaj udhëheqeje të re me mandat të popullit.

Ky ekip pushtetarësh po bën luftë titanike për të shtrirë ligjet dhe kushtetutën në gjithë vendin.

Ky ekip pushtetarësh po lufton me tërë forcën për t’i “mbytë kopilat” e qeverive të mëparshme siç është Asocoacioni që do të thotë prapë një ndarje e ardhshme e Kosovës kurse QUIN-ti le të thotë çka të dojë, ata flasin për këtë por nuk jepin garancione”, deklaron ai.

Në fund, ai përmend edhe nyjen e fortë që sipas tij është asociacioni dhe këta të nuk do ta bëjnë pa e njohur Serbia si shtet Kosovën.

Tutje, profesori nënvizon edhe zgjedhjet në BE, në SHBA duke pasur frikën se mund të kthehet edhe ideja për ndarjen, vetëm Kurti dhe Osmani iu bëjnë ballë presioneve të mëdha.

“Asociacioni është nyje e lidhur fortë nga qeveritë e mëparshme me 2013/2015. Atë nuk ka të drejtë te bëjnë askush nga këta që janë në pushtet. Asociacioni mund të vijë në shprehje vetëm kur Serbia të njeh Kosovën si shtet në të kundërtën do t’ia fuste thikën pas shpine Kosovës.

Se opozita ta mundin Kurtin e Vjosën kjo është një përrallë e tyre. Populli do t’i votoj do të qojë edhe me poshtë, bile ndonjëri syresh edhe mund te dalë jashtë loje. Ëndrra e tyre për ndonjë koalicin me LVV e ndonjërës nga partitë në opozitë është e parealizueshme. LVV nuk ka rënë aq poshtë sa që të kërkon koalicion bie fjala me PDK. Kur Isa Mustafa e tradhtoi LDK e bëri koalicion me PDK e rrou dreqi LDK ra ne 12%. Albin Kurti nuk guxon ta bëjë gabimin fatal të Isa Mustafës sepse do ua sheh sherrin, po si bëhet koalicion me ata qe e shajnë dita ditës e qe për opsion e kanë hala të gjallë ndarjen e Kosovës.

Pra, nuk ka përplasje midis Presidencës dhe Kryeministrisë, pos ndonjë mospajtim rasti që është normal. Vjosa e Kurti nuk munden të ekzistojnë ndaras, forca e tyre është bashkimi, ujdia dhe bashkëpunimi midis tyre, çdo gjë tjetër i shkon përshtat krerëve servil të opozitës.

Kohë të vështira po vijnë zgjedhjet në BE ku mund të vijnë për deputet ekstremet e djathta, zgjedhjet në SHBA ku mund të vijë Trumpi i cili së bashku me Richard Grenellin mund të sjellin përsëri idenë e ndarjes së Kosovës.

Në këto rrethana këtyre përplasjeve mund tu bëjë ballë vetëm Albin e Vjosa e kurrsesi opozita e çorientuar, servile.

Por, këtë nuk do ta lejojë poulli. Populli e di mirë edhe në zgjedhjet e ardhshme se kënd do ta vendos në ballë për t’i prirë shtetit, do t’i zgjedh ata që e duan shtetin, ata që luftojnë për ruajtjen e shtetit. E jo ata që luajnë me shtetin si me një lodër”, përmbylli ai.

Read Entire Article