“Kjo është shumë serioze”, çka po ndodh me kufomën e Faton Hajrizit – hidhen dyshime të forta mbi vrasjen e tij!

1 month ago 5
Reklamë

Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Avokati Arianit Koci, është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.

Koci qëndroi disa ditë në Beograd, ku njoftoi se nënës së Faton Hajrizit nuk iu lejua shikimi i kufomës së djalit të saj gjatë kohës sa do të mbahet në Serbi.

Arsyetimi për këtë gjë ishte, se kufoma nuk është në gjendje të mirë.

“Pas gati një ore më thirri personi përgjegjës i cili kontaktoi nga policia dhe më thanë që fatkeqësisht nuk munden me leju me e pa nëna trupin e Fatonit për shkak se është i mbyllur hermetikisht.. edhe tha që trupin mund ta hapni kur te kthehet në Kosova. Unë pyeta për arsyen pse nuk mundet me u hap trupi. Ai tha se sa ka informacion, kufoma nuk është në gjendje të mirë”, tha ai.

Policia serbe është treguar jonjerëzore me kufomën e të ndjerit Hajrizit, derisa kanë dëmtuar kufomën e të ndjerit Hajrizi dhe tërbimin e kanë shfryrë aty.

Në lidhje me masat që mund të merren dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në këtë rast të ndjeshëm, për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani.

Image

Blerim Burjani.

Si fillim, ai u shpreh se ishte e papranueshme dhe mizore moslejimi i identifikimit të kufomës.

Ai tha se është obligim institucional kujdesi ndaj trupit të pajetë, derisa institucionet serbe duhet të marrin përgjegjësi.

Madje, jursiti tha se situata është serioze, derisa hodhi dyshime edhe mbi mënyrën e vrasjes së Hajrizit.

“Është e papranueshme, e pakuptimtë dhe mizore të mos lejohet identifikimi i kufomës, vendosja e kushteve dhe se sqarimet e dëmtimit të kufomës janë përgjegjësi e institucioneve serbe.

Ky akt ështe i dënueshëm në të drejtën humanitare, është oblgim ligjor dhe obligim institucional kujdesi ndaj trupit të pajetë, kjo është përgjegjësi e plotë penale e institucioneve serbe. Kjo po duket të jetë shumë serioze, sidomos mënyra se si është vrarë, pra fshehje e mënyrës së vrasjes”.

Krahas kësaj, kërkoi përfshirjen e ndërkombëtarëve nëse ka vazhdimësi të lojës politike me kufomën.

“Serbia mund të japë përgjegjësi serioze edhe ndërkombëtare, duhet të kërkohet edhe nga instancat tjera ndërkombëtare ose në fund të fundit, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, për të bërë një ekzaminim të plotë të kufomës dhe kthimin në familje, përveç zyrës së UNMIK, e cila duhet të involvohet në rast se ka vazhdimësi të lojës politike me kufomën”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article