“Kjo nuk pritej nga SHBA”, vjen reagimi i ashpër pas deklaratave të fundit: Kjo gjë është skandaloze – ja si të veprojë Kurti!

1 month ago 5
Reklamë

Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për media përsëriti se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimet e fundit të Kosovës, kur u pyet nëse duhet të ketë pasoja për autoritetet në Kosovë pas mbylljes së disa objekteve të Postës së Serbisë në veri të vendit disa ditë më parë.

Prof. dr. Eshref Ymeri në një prononcim për ‘Bota sot’ ka komentuar kritikat e shumta që ndërkombëtarët, BE dhe SHBA, kanë bërë ndaj vendimeve të fundit të qeverisë Kurti në lidhje me veriun e vendit.

Ai qëndrimet e Perëndimit i cilësoi si skandaloze, pasi po mëbshtetin Serbinë.

Ymeri nuk u befasua me BE-në, pasi sipas tij ajo tradicionalisht ka marrë vendime kundër Kosovës, por që nuk e priti këtë reagim nga SHBA.

Image

Prof. dr. Eshref Ymeri

“Krejt Perëndimi evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me qëndrimin skandaloz që po mbajnë në përkrahje të Serbisë, e kanë tradhtuar vetveten përfundimisht. Qëndrimi i Perëndimir evropian nuk na habit, se ai, tradicionalisht, ka qenë dhe mbetet armik i kombit shqiptar, çka e ka vërtetuar me vendimet kriminale të Kongresit famëkeq të Berlinit dhe të Konferencës edhe më famëkeqe të Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike. Kurse, qëndrimi i tanishëm i Shteteve të Bashkuara kundër kombit tonë dhe sidomos kundër Republikës së Dardanisë, është reflektim i drejtpërdrejtë i politikës sorosiste që ndjek Departamenti i Shtetit ndaj Republikës së Dardanisë. Ambasadorët amerikanë Hovenier në Prishtinë dhe Hill në Beograd, janë mblesët e Sorosit, fondacioni i të cilit në Beograd shërben si burim i fuqishën financiar për këta dy diplomatë pa kurrfarë morali diplomatik, ashtu sikurse edhe shefi i tyre Blinken në Uashington”, nënvizoi profesori.

Po ashtu, kërkoi nga qeveria Kurti, që të mos tërhiqet nga qëndrimet dhe vendimet e saj, pavarësisht, presionit dhe revoltës së ndërkombëtarëve.

“Ёshtë vërtet tejet revoltues qëndrimi i Brukselit dhe i Uashingtonit në përkrahje të Serbisë fashiste, çka, në fakt, tërthorazi, do të thotë përkrahje ndaj Rusisë shoviniste.

Qeveria e Republikës së Dardanisë, duke u mbështetur fuqimisht te vullneti i popullit dardan, duhet të mbajë qëndrim të prerë, burrëror, të vendosur kundër Brukselit dhe Uashingtonit, pa lejuar absolutisht asnjë lëshim në dëm të tërësisë territoriale dhe të administrimit të vendit nga pushteti qendror dhe lokal”.

Ndër të tjera, profesori potencoi se zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte nëse, do mbahej një referendum në Prishtinë dhe Tiranë për bashkimin e dy shteteve, po që sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Në kushtet e një presioni të tillë të paturpshëm të Brukselit dhe të Uashingtonit, si zgjidhje ideale e situatës do të shërbente zhvillimi i një Referendumi mbarëpopullor në Tiranë dhe në Prishtinë për ribashkimin e të dyja shteteve në një shtet të vetëm. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, në Tiranë, kryearmiku ynë Soros ka instaluar një qeveri tradhtre të interesave kombëtare, me në krye një tradhtar me damkë, si Edi Rama, kopje e kryetradhtarit Enver Hoxha. Pikërisht para kryetradhtarit Rama, populli shqiptar ka shtruar kurrizin, si popullir rus para kryekriminelit Putin”, përfundoi Eshref Ymeri për “Bota sot”.

Read Entire Article