“Kjo trahana nuk përtypet më!”, Lapaj: Më 23 Shtator protestë në Mirditë

11 months ago 20
Reklamë
21:06 21/09/2023

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet” ka folur me detaje këtë të Enjte në “Milori Live” sa i takon aksionit politik të kësaj lëvizjeje. Ai sqaroi dhe raportin e tij me ndërkombëtarët.


“Me George Soros nuk kam pasur asnjë marrëdhënie si individ, as marrëdhënie ekonomike. As me djalin e tij. Me fondacionin “Shoqëri e Hapur” kam pasur marrëdhënie si avokat në 2015 për çështje me interes publik, kam bërë ekspertizë juridike, subjekti në fjalë ka qenë një nga 500 subjektet që kam përfaqësuar unë në karrierën time si avokat. Ky është profesioni im, është si puna e një mjeku që kur i vjen dikush nuk i intereson bindja politike. 0 ndikim, 0 financim! Po gjetën në emër të Adriatik Lapajt një projekt, s’kam marrë, kam ndjek punën time. Marrëdhënia ime me përfaqësinë amerikane këtu ka qenë shumë korrekte. Nuk ka pasur biseda për çështje të tilla, por parimore. Ju kam folur për reformën në drejtësi. Formula e sistemi i ka katandisur këta gjyqtarë në këtë gjendje, nëse duam ta ndryshojmë këtë Republikë duhet të na ndihmoni të hapim garën dhe qytetari të ketë fuqi të ndryshojë politikën, përmes votës.”

Lapaj shprehet i bindur se lëvizja e tij do të sjellë ndryshim dhe njoftoi se protesta e parë nis pasnesër në Mirditë e më tej në shumë qytete të tjera.

Unë jam i bindur për këtë rrugë, sot Shqipëria është në një vakum të tmerrshëm përfaqësimi politik, ne sot nuk përfaqësohemi si shoqëri dhe këtë nuk e përtypim dot. Do t’i shikoni të gjitha, sepse kjo trahana nuk përtypet më!  Më datë 23 takimi i parë në 19:00 në Mirditë dhe në 30 Shtator në Pogradec, pastaj në Fireze e më pas me radhë. Tirana është qytet i madh, ka 11 qytete brenda tij dhe sigurisht do jetë qëllimi ynë kryesor.  Unë di që fluksi i njerëzve që na kontaktojnë është shumë i madh. Është çështje e shoqërisë, ne po bëjmë tonën.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article