Klosi: PS, asnjë pazar për Reformën Zgjedhore

9 months ago 9
15:46 17/01/2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste nuk pranon të ketë një marrëveshje të fshehtë, ose thënë më qartë një pazar me grupimin e Bashës për të bashkuar votat për ndryshimet në Ligjin Elektoral sipas parimit: Më jep, të jap.

Në një intervistë për Tv Klan, Blendi Klosi e sheh vendimin e Lulzim Bashës për t’u ulur në tryezën e Komisionit Bipartizan si detyrim parlamentar në kushtet kur koha shtrëngon dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen 6 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Mendoj që ka nevojën e logjikshme parlamentare për të sjellë opinionet në tryezën ku merren vendime”.

Klosi nuk pranon të thote nëse në gjirin e socialistëve po zhvillohet një debat për nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor meqenëse Basha ka vite që këmbëngul për një sistem proporcional kombëtar.

“Në Partinë Socialiste funksionojnë shumë hallkat të cilat diskutojmë. Jemi në diskutimin tonë të brendshëm, në momentin që do të jenë të fundmë do jenë dhe publike për ju”.

Sekretari i Përgjithshëm tregon se e gjithë partia është futur në një proces rienergjizimi përmes shtimit të radhëve e zgjedhjeve të organizatave në bazë, por dhe zgjedhjeve për kryetarët e rinj të degëve brenda Marsit. Por sipas tij, e gjithë kjo nuk ka lidhje pas asnjë plan për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk kemi arsye pse ne duhet të shkurtojmë mandatin në këtë moment që jemi”.

I gjithë fokusi i socialistëve, sipas Sekretarit të Përgjithshëm tek fitimi i mandatit të katërt, që për të gjithë socialistët nuk është aspak një plan i parealizueshëm.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article