Koalicionet parazgjedhore kapitull i mbyllur/ Çuçi për “5 qershorin”: Nuk i rikthehemi më, ndryshimet e 2020-ës s’do preken

3 months ago 7

Mazhoranca dhe opozita pritet të miratojnë të premten gjatë seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dakordësi mes palëve ka në parim sa i takon votës së emigrantëve dhe herësit elektoral.

Lidhur me temën e nxehtë që ka ndezur sa herë polemika mes dy kampeve, atë të “5 qershorit” ose koalicionet parazgjedhore, mazhoranca duket e vendosur. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi u shpreh gjatë komunikimit me gazetarët se 5 qershori është kapitull i mbyllur dhe vendimi i 2020-ës, që hoqi koalicionet parazgjedhore, nuk do të preket.

Bledi Çuçi: Kjo çështje ka dalë edhe në publik dhe është diskutuar, ka qenë një nga kushtet e forta të opozitës për të vazhduar dialogun për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhe mendoj që edhe qëndrimi jonë ka qenë po kaq i qartë sa këmbëngulja e tyre. Ne nuk i kthehemi më asaj çështje, kështu që nuk ka dhe nuk do të ketë besoj ndonjë variant tjetër veç atij që kemi përcaktuar në vitin 2020 me ndryshimet që bëmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article