“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi: Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane

3 months ago 4

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapim një marrëdhënie të re mes Parlamentit dhe KLSH-së. Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article