Kolegji Europian i Bryzhit në Tiranë, Mogherini: Nisin sot aplikimet online

1 year ago 14
16:31 15/10/2023

Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një konferencë për mediat njoftoi se nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit.

Ndër të tjera ajo shtoi se aplikimet online do të nisin që nga dita e sotme.

“Do të jetë program rezidencial ku studentët do të jetojnë sëbashku. Do të jetë edhe nje program që do të përfitojnë nga ekselenca e të gjithë atyre akademikëve dhe atyre që e vejnë në praktikë integrimin europian, pra jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktik dhe  në fund të vitit akademik do të ketë një diplomë që do të thotë se studentët do të ketë të njëjtin standatrt që kemi ne edhe ne Tiranë. Kjo është e rëndësishme që dotë thotë se ne duhet të bëhemi gati sepse në fakt shumica e studentëve të Kolegjit të Europës bëhen zyrtarë të Bashkimit Europian.”

“Sot ne mund t’ju njoftojmë që në Shtator 2024 të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelin procesin e aplikimeve online,”  u shpreh Mogherini./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article