Kolegji Europian në Tiranë nis me 31 studentë

1 year ago 29
19:36 15/10/2023

Rama: Inkurajuese, BE nga fjalët në vepra

Para nisjes së samitit të Berlinit, Kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen morën pjesë në ceremoninë e lançimit të programeve për vitin akademik 2024-2025 të Kolegjit të Europës, i cili fillimisht do të nisë me 31 studentë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e quajti këtë moment inkurajues se si BE kaloi kaq shpejt nga fjalët tek veprat.

“Është vërtet inkurajuese të shohësh BE ta kaloj kaq shpejt nga fjalët ne vepra, është e pazakontë. Nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si Bashkimi Evropian. Kolegji është në pararojë. Por nuk ka rrugë tjetër. Besoj se ky kolegj është më shumë se sa një universitet që vjen nga jashtë, sepse përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për vetë Bashkimin Evropian për rrugëtimin drejt tij”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e quajti këtë moment një urë të fortë drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se për studentët do të ofrohen 15 bursa.

“Hapja e degës së Kolegjit të Bryzhit në Tiranë është një urë e fortë drejt BE-së. Unë kam kënaqësinë që t’u njoftoj se do jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Sot po punojmë për brezin e ri.”

Rektorja e Federica Mogherini tha se në këtë kolegj do të pranohen studentë nga rajoni i Ballkanit.

“Studentë kudo nga BE dhe Ballkani Perëndimor do të kenë këtu të njëjtat standarde. Në duhet të bëhemi gati nga BE për ta njohur më mirë rajonin dhe për t’u bërë gati, pasi shumica e kolegjeve të Europës bëhen zyrtarisht evropianë”. 

Nga sot nisën dhe aplikimet online për Kolegjin e Evropian të Universitetit të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article