Kombëtarja e nis ciklin e ri nga Praga, Ukrainë 0-0 Shqipëri në Ligën e Kombeve

1 week ago 47
Reklamë

Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, por ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën.

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk

Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Silvinjo

/vizionplus.tv

Read Entire Article