Komentohet deklarata e fundit nga Scholz – përmenden dy kahje që mund të marrin bisedimet!

1 month ago 8
Reklamë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vizituar Beogradin të premten që e lamë pas.

Kjo vizitë erdhi si shkas për t'u nënshkruar një marrëveshje e arritur nga Bashkimi Evropian dhe Serbia.

Kjo marrëveshje ishte për partneritet strategjik në fushat e lëndëve të para të qëndrueshme, zinxhirëve të prodhimit të baterive dhe makinave elektrike.

Marrëveshja pasoi vendimin e autoriteteve në Serbi për të çuar përpara projektin për minierën e litiumit, që pritet të përmbushë një pjesë të kërkesës evropiane për këtë produkt.

Mirëpo, ajo që mori vëmendjen ishte ftohtësia që patën Scholz dhe Vuçiq.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se me presidentin serb ka biseduar edhe për temën e Kosovës.

“Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Scholz.

Atje, kemi arritur marrëveshje, jemi pajtuar dhe kemi definuar qëllimet, të cilat duhet t’i zbatojnë palët dhe dëshiroj të potencoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që secila palë të japë kontributin e saj dhe të përmbushë zotimin e dhënë në mënyrë që perspektiva e përbashkët evropiane, pra e integrimit në Bashkimin Evropiane të arrihet”, ka nënvizuar kancelari gjerman.

Mehazi: Scholz me deklaratën e tij provokoi Kosovën dhe Serbinë

Image

Sulejman Mehazi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai thotë se deklarata e Scholz është një përsëritje që evropianët në vazhdimwsi janë duke e bërë.

Sipas tij, kjo deklaratë e kancelarit mund të jetë edhe për të provokuar palët.

Deklarata e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, në Beograd, në lidhje me Kosovën është deklaratë e ripërsëritur e diplomatëve të BE-së të cilët vijnë e shkojnë në Serbi dhe Kosovë duke përsëritur thëniet e papagajve; "se janë për një  marrëveshje sa më të "shpejtë" që në fjalorin e figurave politike e kanë kuptimin e mosmarreveshjes, mosaktivizimet dhjetëvjeçare të Gjermanisë dhe BE-së për zgjidhjen e problemit në mes dy shteteve fqinje Kosovë-Serbi na detyron të mendojmë se deklarata e Kancelarit gjerman është cinike e ironike sa për të provokuar palët, Vuçiqin dhe Kurtin”, u shpreh ai.

Profesori më tej shprehet skeptik për dialogun, duke theksuar dy kahje që mund të përballen Kosova dhe Serbia.

Thëniet e Sholzit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi: "se ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur, që kjo të arrihet me një shpejtësi më të madhe, që të ecim përpara”, mund të analizohet në dy kahje: një, se njohja reciproke e dy shteteve të bëhet sa më shpejt sa nuk është përhapur lufta ruse në Ballkanin Perëndimor, dy, nëse mungon dialogu paqësor atwherë sa më shpejtë këto dy shtete  të përgatiten për luftë ndaj njëri-tjetrit”, foli Mehazi për “Bota sot”.

Duhanaj: Nuk besoj që do të ndodhë ndonjë përparim i shpejt në dialog

Ndërsa analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, gjithashtu shprehet skeptik për përparim në dialog, pasi sipas tij Kosova nuk po trajtohet si duhet as nga ndërkombëtarët.

Image

Leon Duhanaj

“Sa i përket konferencës së përbashkët Scholz - Vuçiq, mendoj që diskutimi rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka pasur rol të parëndësishëm, nëse është biseduar? Takimi i tyre ka qenë kryekëput i fokusuar tek interesat e ndërsjella ekonomike, gjë që edhe u realizua me marrëveshje. Natyrisht që tema e Kosovës trajtohet të paktën në konferencën për media por nuk besoj edhe me shumë. Koha na ka mësuar, se Kosova sa me shumë ka zgjatur gjendja "status quo", aq me shumë ka humbur terren”, tha analisti.

Më tej, ai nënvizon që nuk mund të ketë përparim të dialogut.

Nuk besoj që do të ndodhë ndonjë përparim i shpejt në dialog. Madje nuk besoj që do të përmirësohet situata e Kosovës në të. Duhet të jemi falënderues sakrificës së UÇK-së  për liri dhe zgjuarsisë politike në atë kohë për të qenë partner serioz duke siguruar ndihmën e kombeve të civilizuara për ta fituar lirinë dhe pavarësinë”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

Read Entire Article