Komisionet hetimore, vetëm për çështje konkrete

10 months ago 9
15:46 19/12/2023

“Ligjet” miratojnë propozimet e Ermonela Felajt

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi me 15 vota “pro” propozimet e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.  Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje konkrete dhe kërkesa duhet të jetë e bazuar në të dhëna apo indicie të mjaftueshme.

Gjithashtu, për dëshmitarët Komisioni Hetimor duhet të marrë paraprakisht leje nga prokuroria ose gjykata ku ndodhen aktet për objektin dhe kufijtë e dëshmisë. Një tjetër përcaktim që bëjnë ndryshimet e miratuara është edhe ai që mbledhjet e komisioneve hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article