Komisioni Evropian kundërshtoi deklaratat e Michel për zgjerim/ Reagon Rama: Më mirë në autobusin e BE-së se sa në aeroplanin e Rusisë

1 year ago 23
Reklamë

Kryeministrui Edi Rama, ka reaguar pas kundërshtimit që Komisioni Evropian i bëri objektivave që Charles Michel deklaroi ditën e djeshme, në samitin e Bledit në Slloveni për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama u shpreh se në statusin aktual të punëve është më mirë të qëndrojmë në autobusin e BE-së, se sa në aeroplanin rus, pasi edhe pse udhëtimi mund të jetë edhe më i ngadaltë, sipas Ramës një gjë është e sigurt, që autobusi nuk do të përplaset kurrë.

Postimi:

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NE BE”

Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…

— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023

Komisioni Evropian rrëzoi sot objektivin e Charles Michel për 2030 për zgjerimin e BE-së.Dy institucionet kryesore në Bruksel u përplasën përsëri pasi ekzekutivi i BE-së u tërhoq kundër deklaratave të presidentit të Këshillit Evropian të hënën se blloku duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj në 2030.

“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën shumë të ngushtë me vendet kandidate për t’u përgatitur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha zëvendës zëdhënësja e Komisionit Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën. Ajo shtoi se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për përmbajtjen e fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një samit në Bled, Slloveni.

Top Channel

Read Entire Article