Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë 5 deputetë demokratë nga Kuvendi

11 months ago 13
16:42 31/10/2023

5 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga seanca parlamentare për 10 ditë. Ky është vendimi që ka marrë Komisioni i Etikës në mbledhjen e sotme.

Sipas gazetarit të Klan News Enkel Xhangoli janë përjashtuar deputetët: Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi, ndërsa ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Përjashtimi i tyre erdhi pas seancës së djeshme e cila nuk zgjati as një orë dhe përpos debateve, pati dhe përplasje fizike. Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili pengoi kolegun e PS-së Vullnet Sinaj të fliste e më pas tentoi ta grushtojë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article