Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj ju bën thirrje anëtarëve: Merrni pjesë!

9 months ago 13
10:45 19/01/2024

Pak minuta para nisjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj ju ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve opozitarë të këtij komisioni që të marrin pjesë. Në një konferencë për mediat, Alibeaj e ka cilësuar këtë komision, një nga instrumentat për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Enkelejd Alibeaj: Të mbrojmë interesin e shqiptarëve dhe Shqipërisë në Reformën Zgjedhore. Është ndoshta komisioni i vetëm që për shkak të mbështetjes që partnerët i japin Reformës Zgjedhore, ku opozita ka detyrimin e saj të shtyjë përpara këtë çështje. Thirrja ime për këdo nga anëtarët e komisionit: Të marrin pjesë! Ky është njëri nga instrumentat për t’u përballur me këtë regjim dhe me këtë kryeministër. Ky është një detyrim që duhet përmbushur.

Unë jam bashkëkryetar i këtij komisioni të kërkuar nga PD sepse mazhoranca nuk donte, siç nuk ka dashur çuarjen para të Reformës Zgjedhore. Unë jam përfaqësues i PD-së, nuk marr përsipër të jem përfaqësues i partive të tjera opozitare, ata kanë përfaqësuesit e tyre. Unë nuk jam përfaqësues dhe i atyre që mendojnë ndryshe për atë që mendojnë ndryshe në opozitë.

Ata 4 çështje, nuk janë një rreth i mbyllur që nuk mund të pasurohet apo shtohet me propozime të tjera. Secili nga anëtarët e Komsionit të Reformës së Opozitës, ka të drejtën të propozojë se si vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, se si votimi të bëhet më i garantuar dhe është i mikëpritur për t’i sjellë këto propozime dhe unë jam i prirur që ta kemi si qëllim të përbashkët përballë mazhorancës.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article