Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj takim me ambasadoren e OSBE/ODIHR-it Pasztory

9 months ago 16
17:42 16/01/2024

Një nga drejtuesit e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkeled Alibeaj nga krahu i opozitës ka zhvilluar sot takim me Ambasadoren e OSBE/ODIHR-it në vend Clarisse Pasztory. Ky takim vjen një ditë pas shkresës së përbashkët të drejtuar ndaj OSBE/ODIHR-it prej Damian Gjinkurit dhe Enkeled Alibeajt, ku kërkoheshin ekspertë të huaj për këtë komision me rëndësi.

Përmes një postimi në Facebook-un e tij, Alibeaj bën me dije se e falenderoi Pasztory-n për mbështetjen ndaj komisionit dhe asistencës teknike që kanë ofruar në Shqipëri.


“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit. Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.  Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.  Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore”, shkruan Alibeaj krahas fotove me ambasadoren./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article