Komisioni për reformën zgjedhore, Bardhi: Bashkëkryetar në emër të PD-së është caktuar Bylykbashi

1 year ago 36
Reklamë
14:36 19/09/2023

Pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të Partisë Demokratike në Kukës, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi është shprehur se në fokus ka qenë reforma zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi ka thënë se në mbledhjen e sotme, grupi parlamentar i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt-vendimin për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni, ku bashkëkryetar në emër të PD-së është caktuar Oerd Bylykbashi.

Gazment Bardhi: T’i jepet fund modelit që të gjithë qytetarët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë panë që ofronte PS për Bashkinë e Kukësit. Jemi ndalur në axhendën parlamentare, ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi parlamentar i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt-vendimin për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni, ku bashkëkryetar në emër të PD-së është caktuar Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarët e këtij komisioni propozohen deputetët Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mejdiu dhe Petrit Vasili. Kjo është përbërja dhe përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore, i cili do të duhet të rikonceptohet edhe për shkak të 2 arsyeve madhore. Së pari, sepse del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës duhet të jenë dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe se komisioni do të duhet të asistohet nga eksperët e OSBE-ODIHR dhe bashkëkryetarët do të duhet të ngarkohen nga Kuvendi që t’i drejtohen bashkarisht me kërkesë për asistencë OSBE-ODIHR për punën e tyre në komisionin e reformës zgjedhore./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article