Kompleks i ri sportiv në Shkodër, Duka: Ideja është që të ketë 4 fusha stërvitore

10 months ago 25
19:49 14/12/2023

Shkodra pritet të ketë një kompleks të ri sportiv. Vllaznia synon të shfrytëzojë hapësira në Ish-Uzinën e Telave. Kreu i FSHF-së, Armand Duka dha detaje nga ky projekt.

“Një projekt-ide për të ndërtuar një kompleks sportiv në ish-Uzinën e Telave në Shkodër. Sipas idesë tonë të ndërtojmë 4 fusha futbolli dhe të gjithë ambientet e domosdoshme”.

Në vizitën e tij në Shkodër, Armand Duka diskutoi edhe për strategjinë e zhvillimit të futbollit në të gjithë këtë rajon. Kjo ka të bëjë nga akademitë e deri tek investimet në infrastrukturë. Shkodra do të jetë edhe një nga qytetet që do të presë finalet e Europianit U17 në vitin 2025.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article