Komunitetet izraelite ende të tmerruar nga sulmi i Hamasit

10 months ago 43
11:25 20/11/2023

Në kufi me Gazën, Netiv Haasara dikur ishte sinonim i paqes, një komunitet i themeluar nga izraelitët. Ky komunitet u themelua në vitin 1982 nga izraelitë të cilët ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gadishullin Sinai. Por komuniteti u trondit nga sulmi 7 tetorit, kur tridhjetë e pesë militantë të Hamasit sulmuan fshatin, ku shumë prej tyre kaluan gardhin kufitar. Ata bombarduan disa shtëpi dhe duke vrarë 20 nga mbi 800-disa banorë të komunitetit. Që nga ajo ditë e tmerrshme, banorët e Netiv Haasara u detyruan të evakuohen pasi zona përreth u shndërrua në një zonë lufte.

Fermerja izraelite dhe një e mbijetuar është Hila Fenlon, e cila lindi në Gadishullin Sinai dhe u transferua në Netiv Haasara kur ishte 5 vjeç, kur Sinai u bë pjesë e Egjiptit sipas një marrëveshjeje me Izraelin. Dekada më vonë ajo u detyrua të largohej përsëri nga shtëpia e tyre, por këtë herë jo për paqe.

“Ne patëm jetën tonë të qetë, e dini, kur u zgjuam një të shtunë dhe kuptuam se Holokausti i dytë na ndodhi. Nuk është diçka e lehtë. Por e vetmja forcë që mund të tregojmë është ta tejkalojmë. Nëse ne do të dorëzohemi do të thotë se ata kanë”.

Hila tregon gjithashtu edhe orët e tmerrit që përjetuan kur  militantët nisën edhe bombardimet.

“12 orë pasi filloi gjithçka, terroristët, katër prej tyre u futën në shtëpinë time. Unë isha atje me dy fëmijët e mi, partnerin tim dhe qentë. Njerëzit bërtisnin, duke kërkuar të shpëtonin. Hodhën granata, qëlluan mbi ne dhe vranë disa prej tyre.  Ky komunitet humbi 20 anëtarë”.

Ndërsa ecte nëpër fshat, ajo përshkruan se çfarë kishte ndodhur me familjet që jetonin atje, disa që ia dolën të fshiheshin dhe të mbijetonin, disa që humbën jetën. Pavarësisht nga ajo që u rrënjos në kujtimet e saj të 7 tetorit, Fenlon është zotuar gjithashtu se do të kthehet në shtëpinë e saj.

Sulmi ka lënë gjithashtu një kujtim të hidhur edhe tek një tjetër banor, 38-vjeçarin Benny Vainer, i cili ishte një producent televiziv dhe që tani mban armë nga frika e ndonjë tjetër sulmi të mundshëm.

“Kur nisi sulmi nisa  të dëgjoj të shtëna nga brenda fshatit. Marr familjen time, shkoj të marr armën nga kasaforta. Dhe nëse terroristët do të kishin ardhur tek unë, unë do të kisha vdekur. Unë u mësoj fëmijëve të mi  thjesht besoni në paqe, dëshironi paqe por jo me grupet terroriste. Unë nuk besoj në paqe me grupin terrorist, me bandat kriminale”.

Dikur Netiv Haasara ishte gjithashtu edhe një atraksion turistik, një vend ku qarkullonin çdo ditë mallra dhe njerëz që hynin nga Rripi verior i Gazës, por tanimë ai ka marrë pamje të zymtë. Ndonëse iu nënshtruan raketave të herëpashershme nga kufiri, banorët e komunitetit agrar vazhdojnë jetën e tyre.

Klan News


Read Entire Article