Koncesioni i sterilizimit/ Tabaku përshëndet arrestimet e SPAK: Individë me duar në xhepa që fitojnë koncesione multimilionë euro

1 year ago 24
Reklamë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka përshëndetur arrestimet e kryera nga SPAK për aferën e koncesionit të Sterilizimit, duke i konsideruar ato një goditje ndaj krimit dhe korrupsionit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se historia e koncesioneve shqiptare është e mbushur me “individë që me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë dhe vetëm për shkak të lidhjeve me qeveritarët arrijnë të fitojnë koncesione multimiliona euro”.

Ndërsa e konsideron detyrë të politikës qeverisjen me shembullin e mirë, Tabaku thekson se “sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji”, pasi pavarësisht pushtetit dhe arrogancës ai është i barabartë per te gjithë.

“Historia e koncesioneve shqiptare që individë me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë me plusin e vetëm se kanë lidhje me qeveritarë dhe kështu arrijnë të fitojnë koncesione multimilionë euro është e vërteta e korrupsionit! 

Inceneratorët, kontratat e koncesioneve të rrugëve të florinjta apo dhe koncesionet e shëndetësisë ku më e “shkëlqyera” ndër to është sterilizimi. Si shembull më i mirë që nga llaçi dhe tullat shkon tek shëndetësia sepse pronari i koncesionit është i lidhur me qeveritarë. Kështu u fituan 100 milion euro nga buxheti shtetit dhe kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve!

Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë.

Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë!”- shkruan Tabaku.

Top Channel

Read Entire Article