Konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”! Rama: Shqipëria ka shënjuar transformim historik, kush thotë të kundërtën lufton me faktet

3 weeks ago 36
Reklamë

“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e Ambasadorëve, e cila hap sot punimet në Tiranë.

Jetojmë sot në një kohë të shënjuar nga një transformim historik i Shqipërisë e kush thotë të kundërtën injoron faktet apo më keq akoma lufton me faktet si në planin e brendshëm atë të shtet ndërtimit demokratik. Progresi i kësaj kohe është i dukshëm dhe I përshëndetur botërisht. Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajtur rol kyç në këtë kohë transformuese e duhen shtyrë edhe më tutje, tha Kryeministri Edi Rama

“Tirana Diplo 2024” mbahet nga 26-28 gusht në Pallatin e Kongreseve dhe janë të pranishëm ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Konferenca treditore ka nisur në orën 09.30, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, Ministri i Financave janë të pranishëm në konferencë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është organizatore e konferencës që do të ketë në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Read Entire Article